Last Updated on 30/07/2025 by adminfjala
di Rama ka dhënë një intervistë për Stephan Lebert dhe Stefan Willeke publikuar në median gjermane “Die Zeit” ku është pyetur edhe për fëmijërinë në vitet e komunizmit. Rama është shprehur se fëmijët në atë kohë nuk kishin shumë gjëra, por jashtë ishin të lirë dhe mjaft të lumtur.
Ai ka shtuar se bënin topa futbolli nga copa gome, luanin me gurë dhe copa druri, ose uleshin në anë të rrugës dhe shpiknin lojëra me hamendje. Rama është pyetur nëse kishte frikë shpesh në atë kohë. Për këtë kryeministri thotë se fjala “frikë” është e gabuar.
Rama shton se frika është një reagim ndaj një ngjarjeje dhe se ngjarjet ishin shumë të rralla atëherë. Ai thotë se ishte një shoqëri me përgjigje të gatshme e dominuar nga vetëdija e të jetuarit brenda kufijve të ngushtë që nuk mund t’i kalonin, sepse atëherë do të ndodhte diçka e keqe.
“Nuk duhet ta bësh këtë, nuk duhet ta thuash atë në asnjë rrethanë. Shmangni ata njerëz. Ne jetonim në dy botë paralele njëherësh: Kishte gjëra që mund t’i thoshe vetëm në shtëpi sepse ishin të rrezikshme. Gjëra të tjera mund të shpreheshin vetëm në publik sepse ishin qesharake propagandë”, thotë Rama në intervistë. m.p.