“Ju tregoj si zgjidhet problemi i PD, duhen zgjedhje nga baza dhe…”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashnor Sula nuk do të jetë më në Kuvend në Shtator, por sërish kërkon që të jetë pjesë e strukturave të PD. Për A2CNN, Sula shprehet se demokratët duhet të zgjidhin krizën, ku propozon mbajtjen e një Kuvendi Kombëtar pajtimi dhe ristrukturim të plotë nga baza deri në kupolën drejtuese. Sipas tij Berisha nuk duhet të largohet, por të jetë mbikëqyrësi i të gjithë procesit në parti.

“Fatkeqësisht, kriza e PD nuk ka lindur sot”.

Një krizë të vazhdueshme që ka nisur me largimin nga pushteti në vitin 2013, e konsideron deputeti Dashnor Sula situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike. Në një intervistë në A2 CNN, Sula pohon se demokratët janë në udhëkryq por sipas tij ka ende mundësi për t’u ringritur. Zgjidhja duhet të vijë nga kryetari Sali Berisha.

“Kam kërkuar të dorëhiqet zoti Berisha, por duhet të shtyhet në një kohë të dytë. I vetmi njeri që mund të mbaj situatën siç është PD, që të mos bëhet copa-copa është zoti Berisha”, u shpreh Sula për A2 CNN.

Deputeti i mbetur jashtë Kuvendit të ri, pohon se nuk është mjeku më i mirë politik për të shëruar plagët e PD, por sërish është i mendimit se kriza zgjidhet vetëm nëse nis ristrukturimi nga baza deri në kupolën drejtuese.

“Seksion, grupseksion, degët e më pas zgjedhje në degët e PD, te sekretariati e te nënkryetarët. Këtë proces duhet ta ndjek dhe udhëheq Sali Berisha, me një grup pune që nuk ka lidhje, nuk duhet të kenë lidhje me grupin humbës duke nisur me drejtuesit e qarqeve, apo Sekretari i Përgjithshëm e poshtë”, theksoi Sula për A2 CNN.

Lexo edhe :  “Përvëlim në vjeshtë”/ Një Shtator me temperatura jashtë normales

Por kush mund të jenë drejtuesit e këtij grupi pune?

“Duhet të jenë figura të pastra, dhe madje unë e gjej zgjidhje te ato figura që ishin te lista e hapura, por kandidatët e nominuar te lista e hapur që u provuan që qytetarët u japin besimin”, deklaroi Sula për A2 CNN.

Një tjetër aspekt i krizës sipas tij është edhe mbivendosja e funksioneve parlamentare dhe atyre partiake, ndaj është i idesë që të gjithë deputetët të mos kenë më asnjë funksion në parti.

“Pra duhet të shkëputen funksionet parlamentare, pra nuk duhet të jenë edhe deputetë edhe me funksione në parti… Harrohet baza, nuk kanë kohën e mjaftueshme për t’u marrë me bazën”.

Ristrukturimi i plotë i partisë për Sulën nuk është i mjaftueshëm, por thotë se një zgjidhje më e plotë do të ishte dhe mbledhja e Kuvendit kombëtar, për të bashkuar edhe ata që janë larguar në vitet e fundit.

“Pa një Kuvend pajtimi kombëtar, edhe nëse nesër fillon një rithemelim i dytë do të jetë një çarje tjetër, një degëzim tjetër”, shprehet Sula për A2 CNN. m.p.

Të fundit

Katedralja e Këlnit dhe udhëtimit të saj shekullor që përfundon në vitin 1880

Katedralja e Këlnit (Kölner Dom) është një nga veprat më të mëdha dhe më të famshme të arkitekturës gotike...

Horoskopi ditor, 14 Gusht 2025

Dashi Yjet do iu nxitin ta joshni pa mase sot atë qe keni ne krah dhe jeta sentimentale do shkoje me se miri. Do iu...

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për të qëndruar te Barcelona, duke...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Lajme të tjera

Web TV