Kokalari: Nuk e di pse u mbyll News 24, por më habit që e quani ‘media e lirë’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar pas largimit nga ambientet televizionit News 24, duke vënë në dyshim etiketimin e tij si “media e lirë”. Në një postim në rrjetet sociale, ajo shprehet se nuk i di arsyet e kësaj që ka ndodhur, por thekson se kanali ka censuruar çdo zë që nuk shërbente interesave të pronarit.

“News 24 i dha platformë të plotë një mashtruesi si Lapaj, që përçau votën e opozitës, dhe një të korruptuari si Saljani. Pronari vetëquhej ‘Murdoch’, ndërkohë që nuk e shqiptonte dot emrin,” shkruan Kokalari.

Sipas saj, asnjë media në Shqipëri nuk është e pavarur dhe e gjithë platforma mediatike ka nevojë për rihabilitim rrënjësor. “Nëse kupola po vetëpastrohet, kjo do të lehtësojë punën tonë në të ardhmen,” shton ajo.

“Akoma s’jam e qartë pse u mbyll News 24, por fakti që ju e konsideroni këtë kanal si ‘media e lirë’, më habit.  

News24 ka çensuruar çdo zë që nuk ishte ndihmë për pronarin e saj. 

News24 i dha jetë dhe platformë totale një mashtruesi si Lapaj që përçau votën e opozitës. 

News24 i dha platformë absolute një të korruptuari në kockë si Saljani.

Pronari vetdeklarohej si ‘Murdoch’, ndërkohë që as nuk e shqipton dot këtë emër.

Sërisht, nuk e di arsyet pse e mbyllën si TV, por gjithashtu di që media e Irfanit nuk është media e lirë. Në fakt asnjë media nuk është e pavarur në atë vënd, dhe e gjithë platforma duhet të rihabilitohet rrënjësisht. 

Pra, nëse kupola po vet pastrohet sa do pak, kjo thjeshtë do të lehtësoj punën tonë në të ardhmen. 

Ndërkohë, më trazohet stomaku kur lexoj komentet e disave në opozitë që flasin për diktaturën e Ramës dhe shtypje të lirisë së fjalës ndërkohë që janë deputet të pa votuar dhe kanë shtypur të drejtën më elementare në çdo shoqëri – VOTËN E LIRË.

Pafytyrësia e këtyre kalon çdo cak dhe komentet e tyre duhen injoruar. 

Keqardhje ndjej vetëm për ata që sot kanë humbur vëndin e punës.” – shkruan Kokalari./kb

Të fundit

Flakët në vend, Qeveria shpërblen personelin në vijën e parë të zjarreve

Qeveria shqiptare ka shpërblyer sot forcat e angazhuara në përballimin e zjarreve masive që kanë përfshirë vendin gjatë muajve...

Rama vijon takimet në zyrën e tij! Çfarë pritet të ndodhë sot?

Ky fund gushti do të jetë intensiv në Kryeministri. Kreu i qeverisë Edi Rama, do të presë deri në datën 30 gusht ministra, por...

Mesazhi i koduar nga Moska: Kush e njeh Kosovën, nuk do të mbijetojë në Serbi!

Një mesazh i koduar u lëshua nga Moska në drejtim të Beogradit, por pa një adresë të qartë. “Një njeri që njeh Kosovën nuk mund...

‘Trump shpëtoji serbët’, pse Vuçiç dhe Dodiku po ‘vrapojnë’ pas presidentit amerikan

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç prej muajsh është përpjekur me ngulm të kontaktojë Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Pas dështimit total në muajin maj në...

Zbuloni grup profesionet që paguhen më shumë

Për herë të parë në vitin 2024, një grup profesion ka një pagë mesatare zyrtare prej më shumë se 200 mijë lekë në muaj. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV