Last Updated on 11/08/2025 by adminfjala
Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë ditët e fundit, pas një incidenti të ndodhur në një dasmë ku ai ishte i ftuar për të performuar. Burimet pranë ngjarjes raportojnë se Kasapi mbërriti me rreth dy orë vonesë nga ora e parashikuar, gjë që shkaktoi tension dhe pakënaqësi mes organizatorëve dhe të pranishmëve, duke degjeneruar në një situatë dhune.
Në këtë situatë, reagimi i ish-bashkëshortes së tij, Selvijes, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale. Ajo ka shpërndarë një foto me perëndim dielli pranë detit, shoqëruar me një mesazh të fuqishëm dhe të mbushur me nënkuptime:
“Nuk ka nevojë për hakmarrje sepse Zoti është më i madh, karma ekziston dhe njerëzit e shëmtuar nga brenda përfundojnë duke shkatërruar vetë jetën e tyre.”
Ngjarja vazhdon të jetë në qendër të debatit publik./E.T
