Vdekja e 59-vjeçarit pas mbushjes së dhëmballës, çfarë thonë familjarët e të ndjerit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Familjarët e 59-vjeçarit nga Devolli, i cili vdiq pas ndërhyrjes në klinikën dentare, nuk kanë ngritur dyshime për vdekjen e tij.

Në një komunikim jashtë kamerave, ata janë shprehur se nuk kanë pretendim për rastin, ndërsa sipas tyre vdekja ka qenë natyrale, shkruan ‘Top Channel’.

Ndërkaq grupi hetimor ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit, ku janë pasqyruar të gjitha procedurat e trajtimit që i janë kryer në klinikë.

Deri më tani, nuk është konstatuar ndonjë element që lidhet me ndonjë problem nga ana e dentistit, por vetëm pas daljes së ekspertizës mjeko-ligjore do të përcaktohet përfundimisht shkaku i saktë i vdekjes.

Për rastin është marrë në pyetje dentisti 36-vjeçar, i cili ka shpjeguar përpara bluve të Devollit, procedurën e ndjekur në trajtimin dentar të 59-vjeçarit që ka ndërruar jetë./e.t

Të fundit

Mozzik hap biznes surprizë, kujt ia dedikon këtë hap reperi, publikon pamjet

Reperi i njohur ka vendosur të bëjë një hap të guximshëm jashtë botës së muzikës, duke hapur një çerdhe...

Policia zbulon 500 rrënjë kanabis në Gjilan, gjenden dhe armë

Policia e Kosovës ka zbuluar një parcelë me rreth 500 bimë të llojit kanabis sativa në një fshat të Gjilanit. Sipas njoftimit zyrtar, bimët narkotike...

Siria shtyn mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në disa provinca

Zgjedhjet e reja parlamentare do të shtyhen në tri provinca për shkaqe sigurie, tha një zyrtar i komisionit zgjedhor, më 23 gusht. Zgjedhjet parlamentare në...

Aksident në aksin “Shkodër-Koplik”, plagosen 3 persona

Një aksident ka ndodhur rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Shkodër – Koplik”, tek Ura e Vrakës. Drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e makinës...

Berisha për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit: U shua papritur dhe parakohe

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha,  ka reaguar lidhur me lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta para kohe të gazetarit të njohur shqiptar,...

Lajme të tjera

Web TV