Situata e zjarreve në vend: Evidentohen 10 vatra, vetëm një nën monitorim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një njoftim lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë.

Sipas këtij njoftimi, që prej orës 09:00, e deri më 20:00, të ditës së sotme, 23 gusht 2025, janë evidentuar për dhjetë vatra zjarri në të gjithë vendin. Nga këto dhjetë vatra, nëntë prej tyre janë arritur të shuhen plotësisht. Një vatër sakaq, mbetet nën monitorim.

“Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC raporton se, prej orës 09:00 deri në orën 20:00 të datës 23 gusht 2025, në rang vendi janë evidentuar 10 vatra zjarri.
Falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve dhe ndërhyrjes në kohë të forcave operacionale, është bërë e mundur shuarja dhe izolimi i 9 vatrave zjarri, ndërsa vetëm 1 vatër mbetet nën monitorim.
Forcat zjarrfikëse, të mbështetura nga strukturat vendore, shërbimi pyjor, policia dhe agjencitë e specializuara, kanë ndërhyrë me shpejtësi duke garantuar minimizimin e pasojave dhe sigurinë e komuniteteve”
, njofton ministria.

Vatrat të cilat u shuan plotësisht, ishin në bashkitë Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Tiranë, Fier, Vlorë, Roskovec dhe Selenicë. Dy vatra u regjistruar në Tiranë, në fshatrat Ibë dhe Pezë Helmës. Gjithashtu dy vatra të tjera ishin në Selenicë, në fshatrat Lapardha dhe Brataj. Nga një vatër u regjistruar në fshatrat: Roskovec (të bashkisë Roskovec), Shkjezë të Vaut të Dejës, Jeran të Malësisë së Madhe, në hekurudhën e Fierit, si dhe në pyllin e Sodës në Vlorë.

“Është bërë izolimi i plotë dhe shuarja e zjarreve në:
1.      Në fshatin Ibë, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë.
2.      Në fshatin Roskovec, njësia administrative Roskovec, bashkia Roskovec.
3.      Në fshatin Shkjezë, njësia administrative Bushat, bashkia Vau-Dejës.
4.      Në fshatin Jeran, njësia administrative Kastrat, bashkia Malësi e Madhe.
5.      Në hekurudhën e Fierit, njësia administrative Fier, bashkia Fier.
6.      Në pyllin e Sodës, njësia administrative nr 4, bashkia Vlorë.
7.      Në fshatin Lapardha, njësia administrative Kotë, bashkia Selenicë.
8.      Në fshatin Pezë Helmës, njësia administrative Pezë, bashkia Tiranë.
9.      Në fshatin Brataj, njësia administrative Brataj, bashkia Selenicë”
, njofton ministria.

Lexo edhe :  Kamëz, 51-vjeçari shkon të rregullojë defektin elektrik, por humb jetën

Sakaq, nën monitorim po mbahet vatra në Parkun Natyror Gërmenj, pasi është riaktivizuar disa herë përgjatë ditës së sotme. Situata mbetet nën kontroll.

Aktualisht, në Parkun Natyror Gërmenj, bashkia Kolonjë, vatra e zjarrit po mbahet nën monitorim pas disa riaktivizimeve gjatë ditës. Në terren kanë operuar mjete zjarrfikëse dhe forca të shumta, duke arritur ta vendosin situatën nën kontroll.“, thuhet në njoftim.

Ministria e Mbrotjes, njofton se po vijon monitorimi i pandërprerë i territorit dhe se forcat e posaçme janë në gatishmëri të plotë për çdo rast emergjence.

“Institucionet përgjegjëse vijojnë monitorimin e pandërprerë të territorit dhe mbeten të angazhuara për reagim të menjëhershëm në çdo rast emergjence”, përmbyll ministria.

Kujtojmë se reshjet e shiut të mëngjesit të së premtes, ndihmuan në përmirësimin e situatave të zjarrit në vend.

Lidhur me autorët e zjarrvënieve, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka paralajmëruar se ata do të përballen me forcën e ligjit. Sjellim ndër mend arrestimin e një 43-vjeçari në fshatin Drashovicë të Selenicës, më 22 gusht 2025, i cili dyshohet se ka ndezur zjarr pas konfliktit me një bashkëfshatar./kb

Të fundit

2 shtator 1998 – Katastrofa e Swissair Flight 111, vdesin 229 pasagjerë

Më 2 shtator 1998, ndodhi një nga tragjeditë më të mëdha ajrore të linjës zvicerane Swissair: avioni Flight 111,...

Berisha merr pjesë në homazhet për ikonën e kinematografisë Dhimitër Anagnosti

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha nderoi sot regjisorin e shquar Dhimitër Anagnosti në ceremoninë e homazheve të zhvilluara në sallën e Teatrit të...

Rusia, Kina e Mongolia, firmosin memorandumin për gazsjellësin “Fuqia e Siberisë 2”

Rusia, Kina dhe Mongolia kanë nënshkruar, në samitin trepalësh të mbajtur në Pekin, një memorandum detyrues për ndërtimin e gazsjellësit Poëer of Siberia 2...

Mblidhen ministrat për çështjet evropiane, mbështetje për Ballkanin Perëndimor

Ministrat për Çështjet Evropiane nga të 27 vendet e BE-së po marrin pjesë në një takim informal ministror në kryeqytetin danez. Fokusi i diskutimit janë...

Homazhe për Dhimitër Anagnostin, miq, kolegë e politikanë përulen para regjisorit të madh

Aktorë, kolegë, miq dhe politikanë po marrin pjesë në homazhet e lamtumirës për mjeshtrin e madh të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. Homazhet nisën në orën...

Lajme të tjera

Web TV