Last Updated on 07/09/2025 by adminfjala
Një sinjal i mirë për emigrantët: kush ka mësuar një profesion jashtë Gjermanisë, mund të ketë gjithnjë e më shumë shanse që dipoma t’i njihet edhe në Gjermani.
Kujdestarë, mjekë, inxhinierë – punonjës të kualifikuar po kërkohen gjithnjë e më shumë në Gjermani për të plotësuar nevojat në tregun e punës në vend.Por pengesat burokratike deri tani kanë qenë të vështira për migrantët duke u bërë pengesë për vazhdimin e karrierës së tyre në Gjermani. Një lajm i mirë në këtë kontekst vjen nga Zyra Federale e Statistikave në Visbaden. Në Gjermani po njihen gjithnjë e më shumë diplomat profesionale nga vendet e tjera.
Kuota vitin e kaluar u rrit ndjeshëm. Më 2024 janë vlerësuar pozitivisht rreth 79.100 aplikime – kësisoj rritja është me 21 përqind më shumë se në vitin 2023, vënë në dukje staticienët nga Visbadeni: “Që nga fillimi i regjistrimit të përbashkët në nivel landi dhe federate të procedurës së rregullt të njohjes së diplomave profesionale në vitin 2016 numri është rritur vazhdimisht dhe është trefishuar.” m.p.
