Pse u pendua Berisha që fshiu foton e Vangjush Dakos? Zbulohet e vërteta

Ish-kryeministri Sali Berisha paraditen e kësaj të mërkure postoi një foto në rrjetet sociale ku ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako shihej teksa qëndronte i rehatuar në qeli në prezencën e një mikut të tij të vjetër, drejtorit të dorëhequr të Tatimeve, Ron Shqopa.

Ndërkohë, sipas gazetarit Elton Qyno mësohet se kjo foto është shkrepur jo në qelitë e zakonshme të IEVP-së Durrës, por në ambientet e një dhome speciale që ndodhet në spitalin e Durrësit, dhomë e cila është e dedikuar vetëm për të paraburgosurit apo të dënuarit.

Kjo dhomë ruhet nga policë dhe dera apo dritaret janë të përforcuara me hekura. Ish-kryebashkiaku i Durrësit qëndroi në këtë dhomë për pak ditë pas problemeve që pati me zemrën.

Gjatë qëndrimit Dako u vizitua nga familjarët dhe të afërmit, përfshirë edhe Ron Shqopa. Ndonëse ambienti i dhomës i përket juridikisht IEVP-së Durrës, ndaj Vangjush Dakos, nuk është marrë asnjë kufizim për ndalimin e futjes të sendeve të palejuara, ku në këtë rast është telefoni që ish-kryebashkiaku ka në duar në foton e publikuar nga Berisha. m.p.