Sot mbledhja e qeverisë/ Pritet shkarkimi i Erion Veliajt

Mesditën e sotme, kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë.

Pasi Veliaj të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave, njoftohet Presidenti i Republikës për vakancën në krye të bashkisë dhe ky i fundit dekreton datën për zgjedhjet e pjesshme lokale.

Ditën e djeshme ishte Prefekti i Tiranës i cili dërgoi zyrtarisht në Këshillin e Ministrave propozimin për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra.

Kryeministri Rama në Asamblenë e 11 shtatorit propozoi Ogerta Manastirliun si kandidate të socialistëv e për bashkinë e kryeqytetit./kb