Gjatë viteve të fundit, disa figura të rëndësishme të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim (tani Partia e Lirisë) kanë lënë këtë forcë politike për t’iu bashkuar Partisë Socialiste.
Silva Caka është figura më e fundit që ka marrë këtë vendim, por nuk është e vetmja. Lëvizjet kanë nisur me emra si Spartak Braho, Lefter Koka, Nasip Naço dhe Agron Çela, të cilët iu bashkuan listave të Partisë Socialiste në kohën kur dolën nga selia rozë.
Në legjislaturën e kaluar, Nasip Naço ishte kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, ndërsa Vangjel Tavo, kryetari aktual i Bashkisë Himarë, gjithashtu ka kaluar nga Partia e Lirisë tek PS.
Para fushatës për zgjedhjet e 11 majit, Endrit Braimllari iu bashkua Partisë Socialiste dhe u përfshi në listat e Tiranës. Ai nuk mori mandatin e deputetit, por u emërua nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Nga Partia e Lirisë janë larguar gjithashtu edhe Gledion Rahovica dhe Klevi Pojana, duke theksuar një trend të vazhdueshëm të ish-figura të LSI-së drejt PS-së./E.S