Last Updated on 04/10/2025 by adminfjala
Partia Demokratike nuk është më shpresa e shqiptarëve. Ajo është vetëm matematikisht dhe mekanikisht partia e dytë më e madhe në vend, me rreth 500 mijë vota inercie dhe lidhjesh farefisnore të qytetarëve të djathtë e demokratë, të cilët ende tërhiqen nga idealet e vitit 1991 dhe shkojnë me turravrap për të votuar logon PD. Janë shqiptarë të cilët kanë vuajtur komunizmin, kanë përjetuar dhimbjen e persekutimeve dhe internimeve, kanë trashëguar ëndrrat e paraardhësve të tyre demokratë, e shohin PD-në si përkatësi familjare në rrënjët e pemës gjenealogjike të fisit dhe mendojnë se vetëm partia tradicionale mund të arrijë që një ditë të formojë qeverinë post-Rama. Pra, vota kryesisht për inerci ose për njohje personale me kandidatët e partisë.
Sali Berisha sot shpalli zyrtarisht falimentimin e partisë! Ai e pranoi se PD nuk ka garë dhe rrjedhimisht nuk prodhon figura të pëlqyeshme për publikun. Ai pranoi se PD sot është në kuotat më të ulëta historike, rreth 30% në rastin më të mirë, dhe pa partitë e reja nuk ka shans të jetë faktor në zgjedhje.
Për të shmangur turpin e një disfate të radhës me diferencë të llahtarshme, Saliu sot uli kokën dhe pranoi se është më i vogël se kurrë, më i parëndësishëm se kurrë dhe pa shpresë.
“Do lëmë dy ditë afat, që personalitete të ndryshme të shpallin kandidaturën e tyre të pavarur për zgjedhjet e pjesshme lokale”, tha ai para gazetarëve. “Nëse askush nuk vetofrohet nga shoqëria civile, do të zgjedhim një nga emrat jashtë partive të propozuar ditët e fundit nga e gjithë opozita”, shtoi ai.
Saliut i kanë rënë puplat. PD nuk ka më kandidatë. Dy emrat e vetëm që kanë mbetur të papërlyer në partinë e tij të kthyer në kioskë private, Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti, e refuzuan. Pse? Sepse Saliu më 11 maj i la jashtë listës së mbyllur, në mëshirë të fatit, duke zgjedhur si të preferuarit e tij vetëm besnikët e përjetshëm, ata që janë 24 orë gatitu për t’i puthur duart.
Madje, jo vetëm duart…
