Ka ndërruar jetë 22-vjeçari i cili u aksidentua në zonën e Dukatit më datë 6 shtator. Mjeti me të cilin lëvizte Fadil Bodoj doli nga rruga rreth orës 01:00 dhe u përfundoi në një fushë.
22-vjeçari, banor i zonës së Dukatit nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra gjatë përplasjes. Pavarësisht ndërhyrjes dhe përpjekjeve të vazhdueshme për ta mbajtur në jetë, gjendja e tij shëndetësore ishte tepër kritike.
Lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të të riut ka sjellë një dhimbje të thellë për familjen Bodoj dhe për gjithë komunitetin lokal, ku Fadili njihej si një djalë i sjellshëm, punëtor dhe me shumë ëndrra për të ardhmen.
Autoritetet janë duke hetuar shkaqet e plota të aksidentit. /K.M
