Trendi me In i flokëve i momentit qenka ai i flokut të pakrehur! Ne pasarelat e vjeshtës 2025, modelet u shfaqën me flokët e çrregullt në të gjitha variantet: kaçurrela të shpërndara te Miu Miu, bishtalica të nxituara te Prada, flokë të çrregullt te Kenzo, valë të çrregullta te Stella McCartney, rrënjë të krisura te Alexander McQueen, dhe volum të lirshëm që fluturon te Chloé, vetëm disa shembuj.

“Është mosrespektimi i rregullave ai që i bën këto stile flokësh kaq moderne,” shpjegon Guido Palau, stilisti pas pamjeve “të rrëmbyera” te Prada, Miu Miu dhe Dolce & Gabbana. “Kur tregon se nuk ke marrë kohë për të rregulluar flokët i jep atyre një ajër të pavëmendshëm që gjithmonë duket tërheqës.”
Palau kujdeset megjithate te sqaroje se flokët më elegantë të çrregullt mund të sugjerojnë një qasje të lirë, por nuk kanë të bëjnë me dembelizmin, por me një shpirt i lirë vizionar, që nuk ndjek me verbëri normat rigide të bukurisë.
Pamja është “tjetërbotësisht e çrregullt, por gjithsesi e bukur dhe femërore,” thotë Palau, duke shtuar se flokët e çrregullt “na bëjnë të reflektojmë mbi bukurinë kur ajo nuk përputhet me idenë tonë për përsosmëri. Kush mund të thotë se çfarë është vërtet e bukur? Flokët e çrregullt gjithmonë sjellin debat.”
Për të arritur këtë stil në shtëpi, ideja është lehtësia, duke përdorur mousses të lehta dhe sprej me kripë: “Këto formula mbështesin lëvizjen natyrale të flokëve pa i thyer ato,” thotë Gill. “Motoja është: më pak është më shumë.”/KM
