Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas njoftimeve se zv.kryeministres Belinda Balluku, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, i është dërguar një fletëthirrje për tu paraqitur në SPAK të hënën e shoqëruar nga avokatët. Kryeministri Edi Rama i pyetur nga Deutsche Welle dha një përgjigje të përgjithshme, por pa mohuar nëse ajo është thirrur ose jo.
“Nuk kam asnjë koment për asnjë rast. Siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia punën e vet dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politike dhe e mediave që i shërbejnë politikës”-ishte përgjigja e kryeministrit Edi Rama.
Një ditë më parë, dhe SPAK i pyetur nga gazetarët dhe një përgjigje fare të shkurtër pa mohuar dhe pa konfirmuar rastin. “Prokuroria e Posaçme nuk ka asgjë për të ndarë me median”.
