Prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, Beqë Shala është arrestuar gjatë një aksioni të zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, prokurori Beqë Shala është arrestuar pasi akuzohet për veprën penale “Marrje e ryshfetit”.
“Betimi për Drejtësi”, ka publikuar momentin e arrestimit të prokurorit Shala në vendin e tij të punës, ku shihet me pranga në duar./ K.M
