Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar pas lajmit se Siria ka njohur zyrtarisht si shtet të pavarur Kosovën.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta e ka cilësuar vendimin si historik dhe shumë të rëndësishëm, duke theksuar se Siria është një mik tradicional i kombit shqiptar dhe një faktor me peshë në Lindjen e Mesme.
“E përshëndes dhe vlerësoj vendimin e drejtë historik dhe shumë të rëndësishëm të Republikës Arabe të Sirisë për njohjen e Kosovës.
Mirënjohje dhe falenderim të thellë Sirisë, vend mik tradicional i kombit shqiptar dhe faktor me peshë në Lindjen e Mesme, që po dëshmon përkushtim për të ecur në rrugën e duhur.
Urimet më të përzemërta vëllazërore popullit dhe institucioneve të Kosovës për këtë njohje të re!’ shkruan Meta. m.p.
