Me ardhjen e vjeshtës, shumë njerëz ndiejnë një ndjesi të papritur qetësie dhe reflektimi. Sipas psikologëve, kjo nuk është rastësi. Ngjyrat e ngrohta të natyrës, rënia e temperaturave dhe ritmi më i ngadalshëm i përditshmërisë ndikojnë drejtpërdrejt në sistemin nervor.
Një studim i Universitetit të Helsinkit tregon se aroma e shiut dhe gjetheve të lagura çliron në tru substanca që ulin stresin dhe përmirësojnë gjendjen shpirtërore. Përveç kësaj, ndjesia e “rikthimit në rutinë” pas verës ndihmon trurin të ndjejë më shumë stabilitet.
Psikologët këshillojnë ta shfrytëzojmë këtë periudhë për të bërë pushime të vogla, për të lexuar më shumë dhe për t’u lidhur me natyrën — elementë që ndikojnë pozitivisht në mirëqenien mendore./KM
