Prej shekujsh njerëzit kanë besuar se Hëna ndikon tek emocionet, gjumi dhe madje edhe tek sjelljet njerëzore. Por a ka vërtet ndikim, apo është thjesht një mit?
1. Shkencërisht, Hëna ndikon në trupin tonë
Ashtu si ajo ndikon në lëvizjen e deteve përmes forcës së gravitetit, disa studime sugjerojnë se mund të ndikojë edhe në lëngjet e trupit të njeriut, pasi trupi ynë përbëhet kryesisht nga ujë.
2. Faza e Hënës së plotë ndikon në gjumin tonë
Sipas kërkimeve të Universitetit të Baselit, gjatë netëve me Hënë të plotë, njerëzit flenë mesatarisht 20 minuta më pak dhe ndihen më të lodhur ditën tjetër. Arsyeja? Truri reagon ndaj dritës më të fortë dhe ndryshimeve hormonale.
3. Ndryshon mënyra si ndjejmë emocionet
Disa psikologë kanë vënë re se gjatë fazave të ndryshme hënore, niveli i ndjeshmërisë emocionale rritet, sidomos tek njerëzit që janë më intuitivë ose me ankth të lartë.
4. Mjekësia e lashtë e dinte këtë më parë
Në Greqinë e lashtë, mjekët përshtatnin trajtimet sipas ciklit të Hënës. Edhe sot, shumë kultura vazhdojnë të besojnë se rregullimi i ritmit të trupit me Hënën sjell qetësi mendore dhe balancë fizike./KM
