Një ekip gjeologësh britanikë ka zbuluar trungje pemësh të ruajtura në mënyrë të përkryer nën shtresat e akullit të Antarktidës, të cilat datojnë rreth 130 milionë vite më parë. Këto mbetje të lashta tregojnë se kontinenti i sotëm i akullt dikur ka qenë i mbuluar me pyje të dendura dhe klimë shumë më të ngrohtë.
Gjetjet e reja ofrojnë prova të rëndësishme mbi ndryshimet ekstreme klimatike në Tokë përgjatë miliona viteve. Shkencëtarët thonë se studimi i strukturës së drurit të fosilizuar mund të japë informacione të vlefshme mbi mënyrën se si bimët janë përshtatur me temperatura shumë të larta dhe ditë që zgjasin 24 orë. Zbulimi ka sjellë interes të madh në komunitetin shkencor, pasi ndihmon në parashikimin e ndryshimeve të ardhshme klimatike./KM
