Ju ndoshta keni vënë re lidhjen e fortë dhe ngjashmërinë e dukshme mes çifteve që kanë vite bashkë. Çdo çift ka disa tipare të përbashkëta, por ata që janë bashkë për një kohë të gjatë shpesh duken pothuajse si motër e vëlla. Shkencëtarët kanë identifikuar disa arsye pse ndodh kjo:
Ngjashmëri me prindërit – Thuhet se meshkujt shpesh zgjedhin partneret me tiparet e nënës së tyre, ndërsa femrat me tiparet e babait. Studimet kanë treguar se zgjedhjet romantike shpesh pasqyrojnë prindërit. Një detaj interesant: nëse prindërit ishin më të moshuar kur ju lindët, ju keni tendencë të zgjidhni partnerë më të mëdhenj se vetja.
Vitet që kalojnë së bashku – Psikologu amerikan Robert Zajonc krahasoi fotot e çifteve në ditën e dasmës dhe pas 25 viteve. Ai zbuloi se, edhe nëse nuk kishin ngjashmëri fizike në fillim, pas shumë vitesh bashkë, partnerët fillojnë të duken më të ngjashëm. Çifteve që kanë një martesë të gjatë dhe të lumtur u shtohen këto ngjashmëri.
Ndarja e eksperiencave – Eksperiencat e përbashkëta gjithashtu ndikojnë. Momente të vështira dhe të lumtura që kalohen së bashku formojnë gjuhën e trupit dhe mimikën e përbashkët, duke i bërë partnerët të ngjajnë më shumë me njëri-tjetrin.
Tërheqja nga njerëz të ngjashëm – Studimet tregojnë se njerëzit tërhiqen nga ata që kanë tipare të ngjashme me ta. Kjo jo vetëm forcon lidhjen, por edhe siguron që fëmijët të trashëgojnë tipare të mira nga të dy prindërit.
Pasqyra e njëri-tjetrit – Çiftet shpesh pasqyrojnë zakonet dhe sjelljet e njëri-tjetrit. Për shembull, nëse njëri përpiqet të lërë duhanin dhe të hajë shëndetshëm, partneri shpesh e ndjek këtë shembull. Kjo përputhje e zakoneve kontribuon në ngjashmërinë që shohim pas shumë vitesh bashkë.
Në tërësi, dashuria e gjatë dhe jeta e përbashkët ndryshojnë jo vetëm emocionet dhe përvojat, por edhe pamjen dhe zakonet e çiftit, duke i bërë ata të ngjasojnë me njëri-tjetrin si pasqra e njëri-tjetrit./MXH
