Deputeti i Mundësia, Erlad Kapri, theksoi se ngjarja në Rinas tregoi se siguria kombëtare ka rënë.
“Problemi është diçka më e rëndë se buxheti, që duhet të jeni pjesë elitare e Policisë së Shtetit. Ju duhet të kontrolloni të gjithë punën e Policisë së Shtetit. Që nënkupton që gjithë personeli juaj duhet të jenë më të përgatiturit, por dhe ata që japin garanci që Policia e Shteti nuk shkel të drejtat e njeriut.
Ngjarja në Rinas tregoi që ka rënë siguria kombëtare. Ishte punonjësi juaj që kishte shoqërimin me një anëtar të krimit të organizuar që dhe ai humbi jetën fatkeqësisht”, tha Kapri./kb
