Last Updated on 17/11/2025 by Kesjana
Nga ARTUR AJAZI
Çadrat mes bulevardit, gjithmonë kanë qenë synimadhepër interesat e politikanëve. Asnjë çadër, nuk ështëngritur “rastësisht” apo për “qëllime të mira në dobi tëpopullit”. E tillë ishte çadra “Basha”, e cila ishtekryekëput, një zgjedhje e qëllimshme e ish-kreut tëPD–së, për të “marrë nga Rama, qoftë edhe diçkaminimale” ose “KÇK”, dhe arriti atje ku deshi në fakt. Lulzim Basha me çadrën e tij, jo vetëm badërrdisi dhemashtroi demokratët, por e përdori mrekullisht atë, për interesat e tij politike dhe familjare. Zhgënjimin qëpatën demokratët nga çadra mes bulevardit me LulBashën, ishte prova më e duhur, që i bindi ata se “edhegjetja e KOP-it nga Berisha, rezultoi një “vrimë nëujë”. Por Luli tanimë ka ikur nga PD, dhe ajo partisërish po rikthehet në kohën e çadrës, kësaj here përinteresa të vetë ish-liderit historik. PD bazuar nëporositë e Berishës, ka vendosur të instalohet para Kryeministrisë, dhe të ngulë aty çadrën e saj të re. Berisha u ka bërë thirrje gjithë demokratëve, nga janëdhe nga nuk janë, madje dhe diasporës, të mblidhenpara Kryeministrisë, nga ku “do të nisë nga punaParlamenti Qytetar”. Berisha e ka quajtur kështu“çadrën protestuese”, pasi premton të mbledhë rrethsaj, qindra e mijëra demokratët, apo dhe qytetarë tëpavendosur. Duke zhvendosur debatin nga salla eParlamentit drejt bulevardit, kryetari historik i PD-së, mendon dhe beson se “kjo do ta detyrojë Edi Ramën tëpranojë kërkesat e opozitës për interpelanca dhekomisionet hetimore”. Në një kohë që Rama pritet nëBruksel me “tapetin e kuq” dhe çel grupkapitujt e fundit me BE, duket si përpjekje e dështuar e Berishës, për të ngulur çadrën pranë Kryeministrisë. Vetëmdebati dhe beteja në Parlament, do ti rikthente besiminatyre mijëra demokratëve që deri sot, e kanë me mosbesim rikthimin e Berishës në krye të PD. Nukështë më viti 2017, dhe Rama nuk është më në pozita tëlëkundura, pas zhvillimeve të reja nga Brukseli. Eshtë e qartë se, Rama nuk ka ndërmend të bëjë as aleanca dheas lëshime, ndaj opozitës e cila është kthyer 8 vite pas, duke ngulur çadra, dhe duke e zhvendosur debatin e sajnga Parlamenti, drejt bulevardit. Zoti Berisha, duhet titregojë demokratëve se, opozita e ka seriozisht betejënparlamentare, se opozita dhe më konkretisht PD, e ka seriozisht hapjen dhe riorganizimin e strukturave tëasaj partie, se PD-ja ka vendosur ti thotë “JO” formavedhe metodave dështake, duke u bërë qesharake me çadrat e saj, se PD-ja ka vendosur të jetë parti e kuzhvillohen zgjedhje të lira dhe demokratike brënda saj, për ti dhënë fund totalitarizmit dhe kultit të individit. Tirikthehesh çadrave, dhe demek “protestave popullore”, kur ke provuar gjithmonë se, ke dështuar në masivitetine tyre në bulevard, është humbje kohe për atademokratë ende të pavendosur, që po humbin shpresëndhe besimin se, “një ditë PD-ja fiton zgjedhjet nëShqipëri”./kb
