Last Updated on 17/11/2025 by EL
Komisioni i Ligjeve iu ka dhënë “OK të gjitha 26 kandidatëve për Avokatin e Popullit. Tashmë “topi” është në duart e Grupeve Parlamentare për të mbështeut me frimë kandidatët në listë. Që kandidatët të kalojnë për votim në Kuvend, duhet që së pari të sigurojnë 28 firma deputetësh.
Partia Demokratike ka firmosur për disa kandidatë që vijnë nga radhët e saj, pasi një deputet është lejuar që të mbështesë më shumë se një kandidat, ndërkohë që nga PS, asnjë deputet, ende s’ka firmosur.
Më herët, Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla iu bëri thirrje grupeve të tjera që të ulen dhe t’i japin fund ngërçit prej tre vitesh dhe të zgjedhin zëvendësuesin e Erinda Ballancës.
