Last Updated on 19/11/2025 by Kesjana
Pas vizitës së Ministrit të Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, në vendin tonë, Ambasada Gjermane në Shqipëri thekson se Ballkani Perëndimor ka prioritet për këtë vend dhe se e mbështet fuqimisht rrugën drejt BE-së. Duke u ndalur te vendi ynë, Gjermania vlerëson se dinamika është e jashtëzakonshme dhe se asnjë vend tjetër në rajon nuk ka pasur përparime të tilla kohët e fundit.
“Qëllimi është anëtarësimi në BE: Më 17 nëntor, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, vizitoi Shqipërinë si pjesë e një udhëtimi në 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ai diskutoi rrugën drejt BE-së me Ministren e Jashtme të Shqipërisë, Spiropali, dhe kreun e SPAK-ut, Dumani. Ballkani Perëndimor ka prioritet për Gjermaninë dhe ne e mbështesim fuqimisht rrugën e saj drejt BE-së. Dinamika në Shqipëri është e jashtëzakonshme; kohët e fundit, ndoshta asnjë vend tjetër në rajon nuk ka bërë përparime të tilla. Gjermania vlerëson angazhimin e madh që shumë shqiptare dhe shqiptarë po bëjnë, si në politikë, administratë dhe shoqëri civile, për të realizuar reforma të vërteta.
Duke theksuar se nuk mund të ketë rrugë të shkurtra për reformat, në reagimin e ambasadës thuhet se, nëse Shqipëria vijon kështu, mundësitë për të arritur sukses së shpejti janë të mëdha./kb
