Last Updated on 22/11/2025 by EL
Prej tre ditësh, zona e Malësisë së Kurbinit ka qenë e izoluar si pasojë e shkatërrimit të disa urave, rrëshqitjeve të dherave dhe dëmtimit të rrugës kryesore. Pas 72 oreve Autoritetet lokale, në bashkëpunim me forcat e ushtrisë, kanë arritur qe të rikuperojnë një pjesë të urave të dëmtuara dhe të sistemojnë disa segmente të rrugës. Sipas kreut të Njësisë Administrative Milot, Dritan Preçi, në fshatin e largët Vinjollë vijon puna për hapjen e rrugës, ndërsa dy fshatra të tjerë Skuraj dhe Gallate kanë dalë tashmë nga izolimi.
Ndërkohë, në fshatin Gallatë, disa familje u evakuuan pas përmbytjes së banesave të tyre. Me përmirësimin e situatës, pritet që ato të rikthehen së shpejti në shtëpi. Në zonë u shfaqën probleme edhe për shkak të dëmtimit të linjës elektrike, por energjia është rikthyer tashmë./e.t
