Prefektura ka bërë përditësimin e të dhënave se si paraqitet situata në qarkun e Korçës.
Në Bashkinë Maliq, vijon puna për normalizimin e situatës pas problematikave të fundit.
Në aksin rural Lozhan–Mesmal, fadroma po punon për largimin e inerteve nga shtrati i rrugës, ndërsa në të njëjtën kohë punohet intensivisht për mbylljen e çarjes në argjinaturën e lumit Devoll.
Në bashkitë e tjera të qarkut, situata po normalizohet, dhe nuk raportohen problematika të reja.
Sipas ARSH Drejtoria Qendër–Lindje, nuk ka akse të bllokuara. Në aksin Qafë Plloçë – Qukës, kontraktori vijon punën për largimin e inerteve nga rruga.
Ndërkohë, fideri Vithkuq – NST Rehovë është pjesërisht në punë, dhe aktualisht rreth 50 abonentë janë pa energji elektrike.
Punimet për rikthimin e normalitetit vazhdojnë, dhe autoritetet apelojnë për kujdes dhe durim nga banorët./K.M
