Last Updated on 26/11/2025 by Kesjana
ARTUR AJAZI
Edhe pse në opozitë, po rezulton se, ish-pushtetarët dhedeputetët e Partisë Demokratike, kanë vënë pasurisheikësh. Miliona euro në blerje vilash, pallatesh, biznesesh, kontosh bankare, dhe allishverishesh tëtjera. Jo për gjë, por ka kohë që çirren dhe nukpushojnë, së akuzuari dhe ofenduari me libër shtepie, ministra dhe zyrtarë të Partisë Socialiste, kanë vite qëmerren me pasurinë e tyre. Berisha dhe shpura e tij, pothuajse çdo ditë merren me pasuritë e çdo ministri, deputeti, kryetari bashkie, por harrojnë se, në parti dhegrupin e tyre parlamentar, kanë sheikë për nga pasuria. Si ka mundësi që SPAK-u, heton dhe merret vetëm me ministrat dhe zyrtarët e lartë të qeverisë (dhe mire bënnqs kanë abuzuar) dhe nuk ka kohë të merret me milionerët e PD ? A duhet ti hetojë SPAK-u milionerëte opozitës, ata që sa kishin poste në qeverinë eBerishës, në drejtësi, apo gjetkë, mbushën thasët me euro dhe para taksapaguesish shqiptarë ? Natyrisht qëpo. Kjo pasi është e padrejtë që, një ish-prokuror apo ish-gjyqtar, ish-minister i PD, që deri dje mbante poste të larta u pasurua, dhe që sot për ti mbrojtur milionat ka marrë mandatin e deputetit. Eshtë e padrejtë, që njëmilioner i PD (parti opozitare) del dhe akuzonqeveritarët e sotëm, apo ndonjë deputet socialist për“korrupsion dhe pastrim parash”, kur vetë ka kryerabuzime, shkelje ligjore dhe vepra të tjera korruptive. A mundet që shqiptarët të pajtohen me situatën kundodhet sot politika e krahur opozitarist ? Padyshimqë jo. Dhe këtë e tregon mrekullisht braktisja që vetëata, demokratët po i bëjnë medemek “protestave dhefoltoreve” të Berishës mes bulevardit. Si mund tëmbushin sheshet dhe bulevardet, demokratët dhembështetësit e PD-së, tek shohin mes tyre milionerët epartisë, ata që sa ishin prokurorë, gjyqtarë dhe ministra, mbushën thasët dhe vunë pasuri të pamerituara. Zbrazëtia e bulevardit dhe shesheve, e ka një shpjegim. Nuk mund ti trajtosh më demokratët si dele, si njerëzpa dinjitet, dhe të mandatosh për deputetë, milionerët, sepse mbushin arkën e partisë. Mjafton ti dëgjosh se sikëta milionerë, sillen dhe flasin në Parlament dhekomisionet parlamentare, për tu bindur sa fallco dhehipokritë janë. Ata u bënë deputetë, pasi u flakën ngadrejtësia, pasi mbushën dyshekët me miliona euro, pasiblenë vila dhe pallate, për të patur një mandat“ligjvënësi”, si mburojë nga hetimi dhe gjykimi idrejtësisë re. Një parti e mbushur me hipokritë dheabuzues, e mbushur me milionerë, nuk mund të vijë nëpushtet me kauza të “antikorrupsionit”. Ajo parti ështëe destinuar të rrijë gjatë, shumë gjatë në opozitë, derisaSPAK dhe GJKKO, të japin verdiktin e tyre edhe përsheikët me mandat deputeti. /kb
