Moda e këtij sezoni ka një emër të qartë: “Quiet Luxury”, një stil që i largohet plotësisht ekstravagancës dhe logove të dukshme. Ky trend fokusohet tek thjeshtësia e rafinuar, materialet cilësore dhe veshjet që duken të shtrenjta pa bërë zhurmë. Rritja e këtij fenomeni lidhet ngushtë me dëshirën e brezave të rinj për konsum të zgjuar dhe investim në pjesë që zgjasin më shumë se një sezon.
Markat e luksit po nxjerrin koleksione me ngjyra neutrale, prerje të pastra dhe shumë pak detaje dekorative, duke synuar një elegancë natyrale dhe të pakompromis. Ekspertët e modës thonë se ky stil pasqyron një ndryshim të madh kulturor: njerëzit po kërkojnë identitet përmes cilësisë dhe jo përmes logos. Trendi pritet të vazhdojë të dominojë edhe në fillim të vitit 2026./KM
