Janë mbyllur ndeshjet e raundit të pestë në Champions League.
Arsenal i shkaktoi humbjen e parë sezonale skuadrës së Bayern Munich.
Londinezët triumfuan me rezultatin 3-1 në shtëpi, falë golave të Timber, Madueke dhe Martinelli. Për gjermanët shënoi Karl. Arsenali kryeson i vetëm me pikë të plota, 15 të tilla.
Liverpool regjistroi një tjetër zhgënjim. Kampionët e Anglisë u mposhtën thellë me rezultatin 4-1 nga holandezët e PSV.
Interi regjistroi humbjen e dytë radhazi, pasi u mposht 2-1 nga Atletico Madrid. Alvarez zhbllokoi takimin, ndërsa Zielinski barazoi në startin e pjesës së dytë.
Në fund, ishte Gimenez, i cili shënoi golin e fitores për spanjollët.
PSG-ja triumfoi 5-3 ndaj Tottenham, ndërsa Real Madrid fitoi 4-3 ndaj grekëve të Olympiacos.
REZULTATET
ARSENAL-BAYERN 3-1
ATLETICO MADRID-INTER 2-1
FRANKFURT-ATALANTA 0-3
LIVERPOOL-PSV 1-4
OLYMPIACOS-REAL MADRID 3-4
PSG-TOTTENHAM 5-3
SPORTING-CLUB BRUGGE 3-0/ K.M
