Last Updated on 27/11/2025 by EL
Deputeti i PL Edmond Haxhinasto, ka folur për situatën e Ilir Metës brenda qelisë, ku ai ndodhet prej më shumë se një viti.
Haxhinasto u shpreh në studion e News24 se ka komunikuar me Metën dhe e ka vizituar atë edhe në qeli, ndërsa e përshkroi gjendjen e tij si pozitive dhe të karikuar. Deputeti i PL- së shtoi se Meta i ndjek nga qelia zhvillimet politike, ndërsa shtoi se izolimi nuk ka penguar aftësinë e tij të lidershipit.
“Kam komunikuar me zotin Meta, brenda mundësive të reduktuara që kemi. E kam parë edhe në dhomat e izolimit në burg. Meta është në gjendje shumë pozitive, shumë të karikuar.
Di që ka një angazhim të jashtëzakonshëm për ndjekjen e zhvillimeve politike, me mendjen e tij të mprehtë bën analizat që vetëm ai di të bëjë dhe izolimi i tij nuk është pengesë për të penguar aftësinë e tij të shquar si lider i spikatur. Na drejton nga qelia, padiskutim”, u shpreh ai./e.t
