Çfarë mund të ishte më mirë se makinat Lego të përmasave të plota të F1? Për Grand Prix të Vegasit u krijua një Cadillac rozë i viteve 1950 në stilin e Elvis Presley-t.

Kjo kopje e plotë e makinës e bërë me Lego u ndërtua duke përdorur mbi 418,000 tulla Lego. Ashtu si makinat e F1, është plotësisht e ngasshme.
Këtë herë, në vend që të merrte pjesë në paradën e pilotëve, Cadillac u përdor për të transportuar fituesit e garës në podium, me një shofer të veçantë pas timonit.

Aktori Terry Crews, i njohur për rolet e tij në White Chicks, Brooklyn Nine-Nine dhe Everybody Hates Chris, mori përgjegjësinë e shoferit, me Max Verstappen, Lando Norris dhe George Russell në sediljen e pasme./K.M
