Last Updated on 03/12/2025 by Kesjana
Debate të ashpra në Komisionin e Ekonomisë, ku ‘mollë sherri’ është bërë projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”.
Gjatë fjalës së tij, deputeti i PS-së, Erion Braçe është treguar i ashpër, ndërsa pohoi se prodhimi shqiptar nuk favorizohet, por kjo gjë ndodh me mallrat e importit. Ai tha se produkti vendas del me çmim më të shtrenjtë, duke u favorizuar mallrat që vinë nga jashtë.
DEBATI
Braçe: Skema sot në import është 20-20. 20 paguan në Doganë, 20 kur del. Çfarë ju pengon që ta aplikoni këtë dhe për brenda vendit?
Përfaqësuese e Ministrisë e Financave: Në momentin kur ky grumbullues, bën blerjen brenda vendit, sistemi i faturimit është i njëjtë, nëse e ble te një fermer apo një grumbullues. Në rastin kur ky importues ka blerje brenda vendit, nëse e ble te një fermer që është i patatueshëm, atëherë e ble me çmimin 1 mijë leke dhe në TVSH shënohet zero. Të gjithë blerësit që blejnë produkte bujqësore blegtorale, detyrohet të lëshojë faturën të lëshuar nga blerësi. Nëse blen qumështin në rifuxho, në TVSH shënohet zero, se nuk është skemë. Rregulli i TVSH është kush biznes blen brenda vendit dhe ble nga persona të patatueshëm, detyrohet të lëshojë autofaturën. Kur lëshon autofaturë, lëshohet nga një person i patatueshëm, është pa TVSH.
Përfaqësuese e Ministrisë e Financave: Importuesi ble nga një biznes i vogël. Në momentin kur ble nga fermeri, ky nuk ka nipt, nuk është i regjistruar në QKB. Në këtë rast ligji lejon çdo biznes në Shqipëri, detyrohet të lëshojë këtë faturë. Fermeri për të cilin flasim, nuk është i vetëpunësuar që ka nipt në QKB.
Braçe: Po po ka, ka nipt në QKB./kb
