Last Updated on 03/12/2025 by Monika
ot me vendim të qeverisë Xheni Beqaj është emëruar drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.
Pas këtij vendimi ka reaguar kreu i PD-së Sali Berisha. Përmes një postimi në rrjetet sociale Berisha thotë se Rama ka emëruara dhëndrin e kartelit të Troplinëve si drejtor.
Ai e ka dënuar me forcë vendimin që sipas tij dëshmon se droga është vendimmarrëse kryesore e Shqipërisë.
“Karteli i Troplinëve pas portit të Durrësit merr të gjithë bregdetin, dhëndri i tyre Xheni Beqaj emërohet nga Ramaduro car i Bregdetit!
Dënoj me forcën më të madhe vendimin që dëshmon se droga është vendimarrëse kryesore e Shqipërisë!”, deklaron Berisha./mxh
