Last Updated on 08/12/2025 by Monika
Një protestë e madhe mbarëkombëtare, në përkrahje të luftëtarëve dhe udhëheqësve të UÇK-së, do të zhvillohet më 13 dhjetor në Maqedoninë e Veriut. Konkretisht, protesta do të zhvillohet në orën 13:00 në sheshin “Skënderbej” në Shkup.
Një protestë e tillë u mbajt më 17 tetor në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku morën pjesë dhjetëra mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqipfolëse, që ndanë mesazhet e tyre për drejtësi dhe liri.

Nën thirrjen: “Unë jam UÇK”, qytetarë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia qëndruan në shesh duke sfiduar edhe motin e së premtes. Në protestën në Tiranë ishin të pranishëm edhe emra të njohur nga politika, si edhe veteranë të luftës së Kosovës./mxh
