Administrata e Presidentit Donald Trump ka njoftuar nisjen e një qendre të re federale me misionin për të forcuar proceset e verifikimit të emigracionit dhe për të rritur kapacitetin e institucioneve amerikane në identifikimin dhe ndalimin e kërcënimeve ndaj sigurisë publike.
Sipas njoftimit zyrtar, qendra e re do të fokusohet në zbulimin e terroristëve të mundshëm, personave me precedentë kriminalë dhe individëve të tjerë që paraqesin rrezik për Shtetet e Bashkuara.
Njoftimi për nisjen e këtij procesi nga shtëpia e bardhë është bërë në rrjetin social zyrtar i titulluar Vetting./kb
