Last Updated on 11/12/2025 by Monika
Deputetja i Partisë Demokratike, Jozefina Topalli në fjalën e saj në seancën plenare ka folur për procesin zgjedhor.
Topalli i ka krahasuar zhgjedhjet në Shqipëri me ato në Moldavi në Rusi dhe në Korenë e Veriut.
Demokratja deklaroi se në asnjë prej këtyre vendeve ajo që e ka cilësuar farsë zgjedhore nuk është çuar në nivelin 96% si rezultati i Ramës në diasporë.
“Në Moldavi në atë farsë që e quajnë zgjedhje rezultati shkon rreth 82%. Në Rusi, Putini nuk e çon kurrë më shumë se 86-87% përfitimin. Kim Jong Un e çon në 92% fitoren e farsës. Edi Rama në diasporë e ka çuar 96% fitoren”, tha Topalli./mxh
