Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend, gjatë mocionit me debat për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit.
Balla u shpreh se një nga çështjet që duhet adresuar menjëherë është financimi i partive politike dhe fushatave zgjedhore.
“Një nga çështjet që duhet të merremi në mënyrë të menjëhershme është financimi i partive politike dhe fushatave zgjedhore. Kemi filluar që në 2026 të punojmë në një darft për ligjin për financimin e partive politike dhe fushatave. Këto janë një prej elementëve detyrë shtëpie që duhen adresuar. Të harxhosh 6 milionë dollar për të thënë një javë para zgjedhjeve se u hoq “nongrata” dhe “nongratën” aty e keni. Urime dhe partisë, u pleqëroftë si kryetari”, tha Balla./mxh
