Last Updated on 15/12/2025 by EL
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ashtu si çdo javë kur Partia Demokratike proteston poshtë zyrës së Edi Ramës, ka ironizuar sërish. Taulant Balla këtë mbrëmje ka publikuar një video pak më ndryshe se herët e tjera.
Në kuadër të ironisë, pas shkrepjes së një fotoje, nëpërmjet inteligjencës artificiale Taulant Balla i ka bërë protestuesit të “kërcejne” valle ndërsa i quan krushq.
“Sot po që kanë lezet krushqit, se kohë festash jemi edhe duhet hedh ndonjë valle. Kush vjen si sot java të mësojë mirë vallen, ndryshe nuk lejohet në dasëm.”-shkruan Balla.
