Nëse rutina e mëngjesit ka qenë prej kohësh në qendër të vëmendjes, sot specialistët po theksojnë rëndësinë e ritualeve të mbrëmjes. Orët para gjumit ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e pushimit dhe nivelin e energjisë ditën pasuese.
Fikja e pajisjeve elektronike, krijimi i një ambienti të qetë dhe zakonet e qëndrueshme para gjumit ndihmojnë trupin të kalojë gradualisht në gjendje relaksi. Studimet tregojnë se një rutinë e qëndrueshme e mbrëmjes redukton stresin dhe përmirëson cilësinë e gjumit./KM
