SPAK ka informuar Kuvendin me dokument zyrtar, duke shpjeguar se pozitat e Belinda Ballukut janë të rënduara edhe më shumë se më parë. Ajo tashmë akuzohet edhe për një konçesion.
“Po kryhen hetime për fakte penale të tjera në ngarkim të kësaj shtetaseje në lidhje me disa procedura prokurimi të tjera, si dhe po hetohen veprimet e saj në një procedurë koncensioni”, thuhet në shkesën e SPAK drejtuar Kuvendit, ku arsyeton kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimit të Ballukut. M.P.
