Një shqiptar i burgosur për kultivim droge i ka shpëtuar deportimit në Shqipëri pasi një gjyqtar vendosi se do të ishte “e ashpër” për partneren e tij sepse ajo nuk mund të flasë shqip.
Armando Iberhasaj, i cili u dënua me katër muaj burg për kultivimin e më shumë se 200 bimëve kanabis, pretendoi se deportimi i tij do të shkelte të drejtat e tij për një jetë familjare me partneren e tij sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ).
Sipas një artikulli nga “The Telegraph”, shqiptari pretendoi se kjo tejkalonte kërcënimin e tij kriminal për shoqërinë duke qenë se ai ishte burgosur për më pak se një vit, pika aktuale e pragut mbi të cilën shkelësit e huaj përballen me deportim automatik.
Iberhasaj hyri në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht nga Shqipëria në vitin 2019 dhe brenda disa muajsh u kap duke kultivuar bimë kanabisi në një shtëpi në Bolsover, Derbyshire.
Gjyqtarja e gjykatës së lartë të imigracionit, Sarah Pinder, pranoi se kultivimi i kanabisit mund të shkaktojë dëm serioz shoqëror. Por ajo tha se dënimi katërmujor ishte tregues se dënimi i tij në rrethanat specifike të veprës penale, nuk shkaktoi dëm serioz./mxh
