Zbulohen foto të realizuara nga teleskopi hapësinor Euclid i Agjencisë Hapësinore Evropiane.
Galaktika NGC 646 shndrit si një zbukurim festiv në qiejt e kozmosit.
Në 2026 do të publikohen edhe fotot e shkrepura si rezultat i vitit të parë të vënies në funksion të teleskopit hapësinor, ku të pranishme janë detaje të pazbuluara më parë për qindra e mijëra galaktika.
Të dhënat, sipas ESA-s, mbulojnë rreth 1900 gradë katrorë të qiellit, që përbëjnë 14% të punës komplekse që do të realizojë ky teleskop në 6 vitet e misionit të tij. Informacionet do të përqendrohen mbi krijimin e galaktikave dhe si zhvillohen e zgjerohen.
Fotoja e përzgjedhur për festat e fundvitit është ajo e galaktikës NGC 646, në yjësinë e Hidrës, që gjendet rreth 392 mln vite drite larg nga Toka dhe që vijon të largohet nga ne me një shpejtësi prej 8145 km/sek./KM
