Gladiatorë dhe diktatorë, ujq dhe Beatles shfaqen në listën e këtij viti të The Economist
BIOGRAFI DHE KUJTIME
Buckley: The Life and the Revolution That Changed America. Nga Sam Tanenhaus. Random House; 1,040 faqe; 40 dollarë
Një biografi e shkëlqyer për William F. Buckley, gazetarin më me ndikim amerikan të shekullit të 20-të. Për këtë libër, i cili ka qenë në punim për më shumë se një çerekshekulli, Sam Tanenhaus ka kuruar me kujdes dokumentacionin publik dhe privat.
Careless People. Nga Sarah Wynn-Williams. Flatiron Books; 400 faqe; 32.99 dollarë
Një rrëfim tronditës i botës së korporatave, me sekrete e tensione. I cilësuar si “libri që Meta nuk dëshiron ta lexoni”, ky memuar e portretizon Mark Zuckerberg, themeluesin dhe drejtuesin e kompanisë, si të ftohtë dhe sipërfaqësor.
Dark Renaissance: The Dangerous Times and Fatal Genius of Shakespeare’s Greatest Rival. Nga Stephen Greenblatt. W.W. Norton; 352 faqe; 31.99 dollarë
Djali i një këpucari, studiues, dramaturg, spiun: jeta e Christopher Marlowe është dramatike. Por detajet, sidomos arsyeja e vdekjes së tij nga një sulm me thikë në vitin 1593, në moshën 29 vjeç, janë të paqarta. Ky libër evokues sjell një portret të Anglisë në kohën e Mbretëreshës Elizabetë: një epokë paranoje, survejimi dhe dhune, por edhe krijimtarie të jashtëzakonshme.
Electric Spark. Nga Frances Wilson. Farrar, Straus and Giroux; 432 faqe; 35 dollarë
Ky libër brilant flet për Muriel Spark, autoren e “The Prime of Miss Jean Brodie”, “The Ballad of Peckham Rye” dhe 20 romane të tjera. Jeta e saj karakterizohet nga e njëjta ashpërsi e çuditshme dhe prerje e beftë që e dallon edhe prozën e saj.
How to End a Story: Collected Diaries. Nga Helen Garner. Pantheon; 832 faqe; 40 dollarë
Një romanciere australiane përmbledh 20 vjet ditarësh, ku reflekton mbi mëmësinë, karrierën e shkrimit dhe një martesë të dështuar me një novelist tjetër. Proza e saj është vezulluese, prekëse dhe shpesh shumë gazmore.
Mother Mary Comes To Me. Nga Arundhati Roy. Scribner; 352 faqe; 30 dollarë
Nga e merr Arundhati Roy, shkrimtare dhe aktiviste fituese e “Booker Prize”, karakterin e saj të pavarur? Përgjigjja gjendet në titull. Në këtë memuar të shkëlqyer, ajo eksploron marrëdhënien e vështirë me nënën, një “ëndërrimtare, luftëtare, mësuese” dhe gjithashtu një figurë e frikshme.
Raising Hare. Nga Chloe Dalton. Pantheon; 304 faqe; 27 dollarë
Në këtë tregim, gëzimi dhe mrekullia vijnë të mishëruara në një krijesë të vogël me katër putra e veshë të gjatë. Kujdesi për një lepur të vogël i hap autores një dritare të re drejt botës natyrore; ajo shkruan me elegancë dhe me sy të mprehtë vëzhgues.
Storyteller: The Life of Robert Louis Stevenson. Nga Leo Damrosch. Yale University Press; 584 faqe; 35 dollarë
Me librat e tij të punuar me mjeshtëri dhe personalitetin magnetik, Robert Louis Stevenson ka frymëzuar gjithmonë adhurim. Kjo biografi e studiuar me imtësi shmang idhujtarinë: ajo i tregon lexuesit jo vetëm çfarë ndodh në librat e tij, por pse ata kanë rëndësi.
Zbig. Nga Edward Luce. Avid Reader Press; 560 faqe; 35 dollarë
A ishte Zbigniew Brzezinski njeriu më i rëndësishëm i politikës së jashtme amerikane? Kjo biografi e shkëlqyer argumenton fuqishëm se ai ishte një figurë e nënvlerësuar, me inteligjencë të mprehtë dhe aftësi parashikuese të jashtëzakonshme.
BIZNES DHE EKONOMI
1929, Nga Andrew Ross Sorkin. Viking; 592 faqe; 35 dollarë
Historia e krizës më të rëndësishme të bursës dhe bankave në historinë moderne. Autori e rrëfen këtë histori të gjerë me përqendrim të mençur, duke rindërtuar se si figurat kyçe përjetuan tronditjet pothuajse orë pas ore.
Chokepoints. Nga Edward Fishman. Portfolio; 560 faqe; 40 dollarë
Një udhëtim mbërthyes në botën e sanksioneve amerikane. Ky libër tregon se si armët ekonomike evoluuan përmes provash, gabimesh dhe presioni politik, pasi zyrtarët perëndimorë shpesh hezitonin t’i përdornin. Një rrëfim dinamik dhe shumë i pasur në detaje.
The Corporation in the 21st Century: Why (Almost) Everything We Are Told About Business Is Wrong. Nga John Kay. Yale University Press; 448 faqe; 35 dollarë
Korniza e mendimit për biznesin dhe kapitalizmin është thellësisht e vjetruar, argumenton autori. Ky libër ofron një diskutim të gjallë dhe të qartë për atë se çfarë janë kompanitë dhe cili është roli i tyre në shoqëri.
House of Huawei. Nga Eva Dou. Portfolio; 448 faqe; 34 dollarë
Huawei ka kaluar nga prodhimi i pajisjeve elementare të telekomunikacionit gati 40 vite më parë, në projektimin e disa prej gjysmëpërçuesve më të avancuar në botë. Një reportere e “Washington Post” sjell historinë e një prej kompanive më të diskutuara në nivel global.
The Thinking Machine: Jensen Huang, Nvidia and the World’s Most Coveted Microchip. Nga Stephen Witt. Viking; 272 faqe; 30 dollarë
Një biografi e shkëlqyer e Jensen Huang, bashkëthemelues dhe CEO i Nvidia-s. Stephen Witt ndërthur historinë e njeriut, të kompanisë dhe të shkencës kompjuterike që çoi në zhvillimin e modeleve të mëdha gjuhësore si ChatGPT, të cilat sollën Inteligjencën Artificiale gjeneruese në përdorimin masiv në vitin 2022.
KULTURË DHE ARTE
Fatherhood: A History of Love and Power. Nga Augustine Sedgewick. Scribner; 320 faqe; 30 dollarë
Një studiues amerikan përshkruan se si mendimi mbi etërit ka ndryshuar me kalimin e kohës. Ajo që bie në sy është larmia e madhe e ideve të pabazuara që njerëzit kanë besuar ndër shekuj; një tjetër temë e përsëritur është mizoria. Koha më e mirë për të qenë baba, sugjeron libri, mund të jetë pikërisht tani.
The Genius Myth. Nga Helen Lewis. Thesis; 320 faqe; 30 dollarë
Librat për gjenitë zakonisht bien në kategori të parashikueshme, nga glorifikimet deri te rrëzimet e figurave, apo udhëzuesit “si të bëhesh gjeni”. Ky libër është më origjinal. Lexuesit mund të përfundojnë me mendimin se kjo është epoka e gjenive, por jo në kuptimin e mirë.
John & Paul: A Love Story in Songs. Nga Ian Leslie. Celadon Books; 448 faqe; 32 dollarë
The Beatles janë trajtuar gjerësisht, por ky libër, i cili fokusohet te marrëdhënia mes John Lennon dhe Sir Paul McCartney, ofron këndvështrime të reja. Ian Leslie dëgjon si muzikant, si fans dhe si kritik letrar.
Lone Wolf. Nga Adam Weymouth. Crown; 288 faqe; 30 dollarë
Në vitin 2011, Slavc, një ujk, u nis nga Sllovenia dhe udhëtoi 2,000 kilometra në kërkim të një partneri. Për këtë tregim origjinal dhe lirik, autori ndjek gjurmët e tij dhe reflekton mbi jetën rurale, emigracionin dhe folklorin. Ujku mishëron shumë prej ndarjeve europiane.
Why q needs u. Nga Danny Bate. Blink Publishing; 336 faqe; 14.99 dollarë
Ky libër ofron një histori të shkrimit, një biografi të gjuhës angleze dhe një hyrje në linguistikë, të gjitha të përmbledhura në 26 kapituj të shkurtër e argëtues. Është ideal për këdo që magjepset, ose hutohet me çuditë e gjuhës angleze./K.M
