Një grup kërkuesish ka prezantuar një prototip robotësh me inteligjencë artificiale që janë në gjendje të rindërtojnë versionin e tyre duke përdorur pjesë modulare. Procesi, i kontrolluar nga algoritme të mësimit makinerik, imiton mënyrën si qelizat e organizmave krijojnë kopje të tyre.
Teknologjia nuk ka për qëllim krijimin e robotëve autonomë të pakontrollueshëm, por shërben për riparime automatike, eksplorim hapësinor dhe situata të rrezikshme ku njeriu nuk mund të ndërhyjë.
Ekspertët paralajmërojnë se kërkohet rregullim i qartë etik dhe juridik para se kjo teknologji të komercializohet, me qëllim garantimin e sigurisë dhe shmangies së përdorimit të gabuar./KM
