Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka paralajmëruar protestë masive ditën e sotme në orën 12:00 para Kryeministrisë.
Lëvizja “Shqipëria Bëhet” kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës, krijimin e një qeveri tranzitore me profesionistë të pavarur dhe një mandat 12-mujor për përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
“Ju pres të gjithëve, merrni të afërmit, kush nuk është dakord me hajdutërië”, tha kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj.
Njoftimi i Lëvizja “Shqipëria Bëhet”
Përshëndetje.
Nesër, e diel-ORA 12:00, protestojmë kundër Edi Ramës dhe qeverisjes së tij sepse:
1. Mbron publikisht Belinda Ballukun, pavarësisht fakteve dhe hetimeve për abuzime të rënda dhe keqpërdorim të fondeve publike.
2. Drejton një sistem të korruptuar, ku vjedhjet dhe skandalet dalin kudo ku ka hetime.
3. Ka lënë shqiptarët pa ilaçe jetike, duke e kthyer shëndetësinë në privilegj për ata që paguajnë.
4. Ka varfëruar pensionistët dhe i ka lënë me pensione që nuk mbulojnë as nevojat bazë.
5. Ka shkatërruar arsimin dhe të ardhmen e të rinjve, duke i detyruar të largohen nga vendi.
6. Ka rritur koston e jetesës, ndërsa pagat mbeten minimale.
7. Ka kapur institucionet dhe ka shkatërruar besimin te zgjedhjet e lira dhe demokracia.
KËRKOJMË:
– Dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës;
– Një qeveri tranzitore me profesionistë të pavarur;
– Mandat 12-mujor për përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike./K.M
