Eva Schloss, e mbijetuara e Auschwitzit, e cila i kushtoi dekada edukimit të njerëzve rreth Holokaustit dhe ishte motra e njerkës së ditaristes Anne Frank, ka vdekur në moshën 96 vjeçare, njoftoi fondacioni i saj të dielën.
Në një homazh, familja e saj shprehu trishtimin e madh për humbjen e kësaj gruaje të shquar: një e mbijetuar e Auschwitzit, një edukatore e përkushtuar e Holokaustit, e palodhur në punën e saj për kujtesë, mirëkuptim dhe paqe.
Mbreti Charles III, i cili kërceu me Schlossin në një aktivitet në Londër në vitin 2022, dhe gruaja e tij Camilla, patronazhe e fondacionit të saj Anne Frank Trust UK, thanë se ishin shumë të trishtuar.
E lindur si Eva Geiringer në Austri në vitin 1929, ajo ishte fëmijë kur nazistët aneksuan vendin e saj. Familja e saj hebreje iku në Belgjikë dhe më pas në Amsterdam, ku u vendosën përballë shtëpisë së Anne Frank.
Rrëfimet e Frank për Holokaustin janë bërë një simbol i vuajtjeve të shkaktuara nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Dy vajzat ishin të së njëjtës moshë dhe shpesh luanin së bashku. Por që nga viti 1942 e tutje, të dyja familjet u detyruan të fshiheshin.
Schloss, nëna e saj Elfriede, babai i saj Erich dhe vëllai i saj Heinz u tradhtuan dy vjet më vonë nga një simpatizant nazist. Ata u arrestuan në ditëlindjen e saj të pesëmbëdhjetë dhe u dërguan në kampin e shfarosjes në Aushvic në maj 1944.
Schloss arriti të mbante kontakt me nënën e saj, por u nda nga babai dhe vëllai i saj, të cilët të dy vdiqën në kampe./K.M
