Moti i keq ka shkaktuar përmbytje në Durrës. Uji ka vërshuar në banesa. Banorët në lagjen 16 në Durrës pranë shkollës “Qemal Mici” kanë kërkuar ndihmë nga institucionet pasi banesa e tyre është përmbytur nga uji.
Uji ka vërshuar në të gjithë banesën e familjes. Qytetarët bëjnë thirrje për ndihmë ndaj institucioneve.
Reshje të dendura shiu me intensitet të lartë kanë përfshirë qytetin e Durrësit këtë të martë, më 6 janar, duke shkaktuar përmbytje në disa zona të qytetit dhe probleme serioze në qarkullimin rrugor.
Si pasojë e reshjeve, disa akse rrugore janë mbuluar nga uji, duke u bërë tërësisht të pakalueshme për automjetet dhe këmbësorët.
Situata ka sjellë vështirësi për banorët dhe drejtuesit e mjeteve, ndërsa në disa zona është raportuar bllokim i përkohshëm i trafikut.
Autoritetet lokale u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme, ndërsa ekipet përkatëse po punojnë për normalizimin e situatës./K.M
