Aktori skocez Gerard Butler rikthehet në ekran në filmin e shumëpritur “Greenland 2: Migration”, ku luan personazhin John Garrity, i cili udhëheq një grup në një botë post-apokaliptike për të gjetur siguri.
Megjithatë, Butler tha me humor se ai nuk do të ishte aq i aftë të mbijetonte në një situatë të tillë. “Unë do të isha një nga të parët që do të binin,” tha ai duke buzëqeshur.
Filmi i ri, që do të shfaqet në kinema të premten, është vazhdimi i thriller-it të vitit 2020 “Greenland”, ku personazhi i Butler-it nga Atlanta, Georgia përpiqet të çojë familjen e tij në një bunker në Grenlandë pasi mëson se një kometë do të godasë Tokën.
Suksesi i filmit të parë e bëri të mundur realizimin e këtij vazhdimi, dhe Butler thotë se historia ende ka hapësirë për të shkuar më tej.
Në “Greenland 2: Migration”, John, bashkëshortja e tij Allison, e luajtur nga Morena Baccarin, dhe djali i tyre Nathan, i luajtur nga Roman Griffin Davis, largohen nga Grenlanda duke shpresuar të gjejnë siguri në Francë.
Aktori sugjeron se historia mund të vazhdojë edhe më tej. “Tani kemi parë ku kanë shkuar prej aty, por çfarë ndodh më pas? Si fillon vërtet të rindërtohet bota?” pyet Butler, duke lënë të hapur mundësitë për një pjesë tjetër./mxh
