Last Updated on 08/01/2026 by EL
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla bashkë me Ministren e Brendshme, Albana Koçiu dhe me Kryetaren e Bashkise Durrës, Emirjana Sako ishin sot në Sukth për të parë nga afër situatën e krijuar nga dalja nga shtrati e lumit Erzen.
Në terren forcat e ushtrisë dhe emergjencave civile po marrin masat për evakuimin e banorëve.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Vadardhë- Sukth, Reshjet e shumta, dalja nga shtrati i lumit Erzen dhe derdhjet nga rezervuarët kanë shkaktuar një situatë tepër të vështirë. Forcat e ushtrisë dhe emergjencave civile po marrin masat për evakuimin e banorëve./E.T
