Last Updated on 12/01/2026 by Kesjana
Nga ARTUR AJAZI
E çfarë mund të bëjë tjetër më mirë një kryetarbashkie, një ministër apo kryeminister në raste të tillafatkeqësish natyrore? E çfarë mund të bënte tjetër njëminister nga opozita, në raste të tilla, veçse duhej tëjesh non-stop në krye të detyrës ? Sepse berishët, kanë10 ditë, që dalin, dhe me inatin e opozitaristit, dalindhe japin “leksione mbi zhdukjen e pasojave ngapërmbytja, mbi dëmshpërblimet”, apo dhe se si “duhettë sillet me banorët, deputeti, kryetari bashkisë apo ministri dhe kryeministri”. Kujtoj këtu se, në Shkodërdhe Lezhë, ka akoma familje që nuk kanë marrë edhesot e kësaj dite dëmshpërblimet e përmbytjeve qyshnga viti 2010, 2011 dhe 2012. Atëhere, ç’na dilni dhejepni “leksione” boshe në media. Kush nga opozita u gjend pranë banorëve të përmbytur në Durrës, Lushnje, Lezhë, Shkoder, apo dhe në Jug ? Askush. Asnjëdeputet i Partisë Demokratike, nuk u gjend pranë atyrefatzinjve, që kujtojnë se “përbytjen e solli Edi Rama”. Jo, përmbytja e ka gjenezën e saj qysh nga 1992, kurSali Berisha dha kushtrimin “zbrisni nga fshatrat, malet, fushat, e pyjet, dhe ndertoni ku të doni”. Para se të bëni “opozitë inatçore”, bëni një pendesë e autokritikë të fortë para durrsakëve, shkodraneve, lezhjanëve, lushnjareve, fierakeve, vlonjateve, korçareve, etj, sepse e morët pushtetin në 22 Mars 1992 me shumicën e votave të tyre, dhe qeverisën nëmënyrën më kriminale të mundshme. Dhe ngriheni sot, dhe na jepni mënd, dhe mësoni Edi Ramën, “si tëmarrë masa për të mos përmbytur qytetaret dhe si tidëmshpërblejë ata”. Ju që sot medemek jeni “opozita” e këtij vendi, jeni autorët e vërtetë të kësaj katastrofe, të përmbytjeve e fatkeqësive që përjetojnë shqiptaretduke nisur nga përmbytjet, apo dhe problemet e tjerasociale. Kur iku nga pushteti PD-ja, qoftë në 1997 apo dhe 2013, la pas një qeveri të shkateruar, mbytur me borxhe, la pas një vend të mbushur me borxhe nëKESH, ujin e pijshëm, la pas një Shqiperi të mbushurme 300 mijë ndertime pa leje, të ndertuara mbi shinatreni, kanale kulluese, kolektorë, e gjithandej. Dhe dilnisot dhe kërkoni nga shqiptarët të “ngrihen në protestakunder qeverisjes Rama”. Ju si opozitë, jeni shkaktarëte pare të kësaj situate, jeni ju ata që kultivuat tekshqiptaret antiligjin, që u thatë atyre “mos paguanidritat, ujin, taksat, tatimet”, dhe e zhytët vendit në krizësociale. Ndaj nuk ju besojnë më shqiptarët, ndaj nukvijnë më pas jush, ndaj nuk ju votojnë më, ndaj nuk judëgjojnë më, sepse janë zgjuar, dhe e dinë të vërtetën. Ju i mashtruat me firmat piramidale, ju i zhvatëtkursimet e tyre përmes piramidave, ju i zhytët ata nëbaltra e lluca, ju shuat shpresën e tyre, kurse sot i ftoniata tju besojnë ? Andre Ferchoti, politologu i famshëmitalian ka thënë “kush mban, dhe bën politikë me inat, është i destinuar të mos vijë kurrë në pushtet”. Ashtupo ngjet edhe me ju, o opozitaristë të përjetshëm. Politika është finesë, është talent, është pasion, ështënerv, është shtysë e lindur drejt bashkëpunimit, jo përçarjes dhe akteve inatçore./kb
